Mbrëmë pas mesnate një tërmet prej 3.8 shkallës sipas Rihterit ka dridhur rrethinën e Ohrit ku janë ndjerë lëvizje të forta dhe të frikshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Tërmeti sipas emsc ka dridhur tre lokalitete:
91 kilometra në lindje të Shqipërisë,
7 kilometra në Lindje të Ohrit dhe
5 kilometra nga vendbanimi i quajtur Kosel.
Përndryshe këtë muaj tërmetet kanë dridhur shpesh këtë zonë të Maqedonisë. /Telegrafi/