Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 8 ballë, ka goditur mëngjesin e së dielës pjesën veriore të Perusë.
Sipas autoriteteve amerikane të regjistrimit të lëkundjeve sizmike, tërmeti u regjistruar në 109 kilometra thellësi dhe rreth 80 kilometra në juglindje të Lagunas.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor, lajmëron se nuk ka alarm për tsunami pas tërmetit të fuqishëm. Ende nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme.
Lëkundje kanë zgjatur për më shumë se 2 minuta dhe janë ndjerë dhe në Kolumbi, Ekuador dhe Brazil. /Telegrafi/