Një tërmet i fuqishëm ka goditur Tajvanin pak më parë.
Siç raporton Reuters, bëhet fjalë për një goditje prej 6.1 shkallësh të Riterit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në verilindje të bregut të Hua-lien.
Thellësia e dridhjeve ka qenë 7.8 kilometra kurse nuk dihet numri i të lënduarve ose të vdekurve.