Një tërmet me madhësi prej 5.1 të shkallës Rihter ka ndodhur pranë qytetit Split në bregdetin dalmat të Kroacisë të mërkurën mbrëma, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ndodhi rreth orës 10:00 me epiqendër rreth 40 kilometra në verilindje të Splitit.
Thellësia e tërmetit ishte pesë metra.
Një lëkundje e fortë u ndje në zonën më të gjerë të Splitit me dëshmitarë që raportuan se tërmeti ishte i fortë dhe se dridhja zgjati për disa sekonda.
“Ne ishim shumë të frikësuar, u tronditëm sinqerisht, gjërat po binin nga raftet”, tha një qytetar. /Telegrafi/
Map of felt reports received so far following the #earthquake M4.7 in Croatia 40 min ago pic.twitter.com/A515V3H80U
— EMSC (@LastQuake) October 6, 2021