Telegrafi

Tërmet prej 5.1 ballësh në Indonezi

Ishulli Sulawesi në Indonezi është goditur nga një tërmet me fuqi prej 5.1 ballë sipas Rihterit.

Departamenti për Meteorologji dhe Gjeofizikë i Indonezisë, njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar jo shumë larg rajonit Sigi, në thellësi prej dhjetë kilometrash.

Sipas informacioneve të para, nuk ka të pësuar nga tërmeti, as nuk është dhënë alarm për paraqitje të mundshme të cunamit.

Megjithatë, tërmeti shkaktoi panik të madh në mesin e banorëve të cilët vitin e kaluar pësuan një katastrofë të madhe nga tërmeti.

Në shtator të vitit të kaluar një tërmet shkatërrues në ishullin Sulawesi shkaktoi cunami në të cilin jetën e kanë humbur së paku 4,340 persona.

Indonezia është e vendosur në Unazën e ashtuquajtur të Zjarrtë të Paqësorit dhe shpesh ndodhin tërmete, vullkane, stuhi dhe katastrofa të tjera natyrore. /Telegrafi/