Diku rreth orës 18.30 qytetarët e Maqedonisë e ndjenë tërmetin i cili është regjistruar midis Kërçovës dhe Ohrit, respektivisht në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave fillestare deri te të cilat ka arritur Telegrafi Maqedoni është ndjerë në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Manastir, Shkup dhe Ohër.
Sipas sizmologëve dridhja e parë ka qenë me fuqi 4,8, ndërsa dridhja e dytë me fuqi prej 4,4 ballësh./Telegrafi/