Turqia është goditur edhe nga një tërmet i ri, i cili për momentin nuk raportohet se ka shkaktuar viktima në njerëz.
Një tërmet me madhësi 4.0 të shkallës Rihter ndodhi në rrethin Ergani të Diyarbakirit.
Tërmeti, epiqendra e të cilit u përcaktua si Ergani nga Departamenti i Tërmeteve të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), ndodhi në orën 11.44 të mëngjesit.
Tërmeti, me madhësi 4.0 të shkallës Rihter, ishte 13.80 kilometra i thellë në tokë.
Ndryshe, tashmë disa video janë publikuar në rrjetet sociale teksa shihen disa konsumatorë duke braktisur një dyqan. /Telegrafi/