Një dridhje toke është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Tiranës.
Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3.4 shkallë të Rihterit, ndërsa thellësia 10 km. Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në verilindje të Tiranës.
Nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale. /Telegrafi/