Një tërmet me magnitudë 3.4 balle i shkallës Rihter ka dridhur në mesnatë Shqipërinë e Mesme.
Lëkundja ndodhi saktësisht në orën 23:54:52 sec, me epiqendër fshatin Krrabë, rreth 20 km larg Tiranës.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera si Elbasan, Librazhd, Pogradec etj.,raportojnë mediat.
Për fat të mirë, nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.