Një tërmet me magnitudë 3.3 ka goditur veriun e Shqipërisë mbrëmjen e sotme, më 6 janar 2025, dhe është ndjerë edhe në disa pjesë të Kosovës.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 20:22 dhe ka pasur epiqendrën 9 kilometra në veri të Kukësit, Shqipëri, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti ka ndodhur 24 km në jugperëndim të Prizrenit, Kosovë, dhe 9 km në veri të Kukësit, Shqipëri dhe ka magnitudë 3.3 shkallë Rihter.
Raportimet nga qytetarët në Prizren dhe zonat përreth tregojnë se lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk janë raportuar dëme materiale apo lëndime.
Banorët këshillohen të qëndrojnë të qetë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare për çdo njoftim të mëtejshëm./Telegrafi/