Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Detin Adriatik, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndjerë edhe në Prishtinë, e Pejë për disa sekonda.
Tërmeti është regjistruar saktësisht në orën 16:04:25.
Mësohet se në disa banesa në Tiranë janë shënuar dëme materiale, ku janë thyer orendi shtëpiake dhe janë plasaritur mure.
Po ashtu shihen xhama të thyer dhe vetura të dëmtuara në Tiranë.
Në mesin e qytetarëve ka pasur panik.