Site icon Telegrafi

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotme në qendër të Shqipërisë, në qytetin e Librazhdit.

Tërmeti u ndje edhe në zonat e tjera përreth, ndërsa epiqendra ishte 5 kilometra në veri të Librazhdit.

Raportohet se lëkundjet sizmike ishin me magnitudë me 3.1 të shkallës Rihter.

Tërmeti u ndje edhe në lindje të Tiranës dhe në Maqedoni, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Exit mobile version