Site icon Telegrafi

Tërmet në Serbi – ka ndodhur në orën 06:25 dhe ka qenë me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter

Herët në mëngjes të hënën, një tërmet më i fortë ka goditur Varvarin, sipas faqes së internetit të Institutit Sizmologjik të Serbisë.

Sipas raportimeve, tërmeti ka ndodhur në orën 06:25 dhe ka qenë me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter.

Siç raportojnë më tej mediat serbe, epiqendra e tërmetit ishte në Drenovac.

“… Tërmetet e këtij intensiteti nuk mund të shkaktojnë dëme në objektet në zonën epiqendrore”, thuhet në faqen e Institutit Republikan Sizmologjik të Serbisë. /Telegrafi/

Exit mobile version