Site icon Telegrafi

Tërmet në Sarajevë, një qytetar tha se ishte “i shkurtër, por më zgjoi nga gjumi”

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) raportoi se mëngjesin e sotëm – në orën 08:22 – ka pasur një dridhje toke në Bosnje dhe Hercegovinë.

Përdoruesit e aplikacionit EMSC raportojnë se tërmeti është ndjerë në Sarajevë, por Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ende nuk ka dalë me detaje, shkruajnë mediat lokale, përcjell Telegrafi.

“Sarajevë, ishte i shkurtër”, “I shkurtër, por më zgjoi nga gjumi”… janë vetëm disa nga komentet në EMSC.

Kujtojmë, një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar më 22 prill me epiqendër në Stolac. Dhe ai ishte më i forti në këtë vend, këtë vit.

Pas këtij, qindra tërmete më të dobëta u regjistruan në BeH. /Telegrafi/

Exit mobile version