Mbrëmë në ora 21:48 është ndjerë një tërmet me fuqi prej 2.7 gradë në rajonin e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Epieqendra e tërmetit ishte shtatë kilometra në jug-perëndimit nga Resnja, me thellësi prej dy kilometra.
Nuk raportohet për dëme materiale nga qytetarët, mbase edhe fuqia e tërmetit nuk ka qenë e madhe.
Përndryshe në periudhën e kaluar, në rajonin e Ohrit dhe Strugës, janë ndjerë me qindra tërmete solide, ku më i fuqishmi rezultoi me 5 shkallë. /Telegrafi/