Site icon Telegrafi

Tërmet në Qeverinë Rama: Pas Tahirit ikin edhe shtatë ministra të PS-së (Lista)

Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Ndryshimet në qeverinë e Shqipërisë  nuk do të mbarojnë me dorëheqjen e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm.

Burimet bëjnë të ditur se të gjitha ministrat e Partisë Socialiste që drejtojnë qarqet e vendit do të dorëhiqen për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit.

Në 12 qarqe që ka Shqipëria, në 7 prej tyre Kryesia e PS-së ka zgjedhur ministra të kabinetit të Edi Ramës, raporton Newsbomb.al

Kështu, pritet që deri të hënën të dorëhiqen ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili drejton PS-në në qarkun e Kukësit; Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, që drejton qarkun e Lezhës; Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që drejton qarkun e Shkodrës, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, që drejton qarkun e Dibrës; Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, që drejton qarkun e Beratit; Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, që drejton qarkun e Vlorës; Ministri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi, që drejton qarkun e Gjirokastrës.

Në qarqet e tjera, Partinë Socialiste e drejtojnë deputetë të rëndësishëm, përfshirë Saimir Tahirin, i cili tashmë do fokusohet në fushatën për qarkun e Tiranës.

I larguar:

Saimir Tahiri – Ministër i Brendshëm

Largimet që priten:

Ilir Beqaj – Ministër i Shëndetësisë

Ditmir Bushati – Ministër i Jashtëm

Mimi Kodheli – Ministre e Mbrojtjes

Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit

Blendi Klosi – Ministër i Mirëqënies Sociale

Damian Gjiknuri – Ministër i Energjisë

Bledi Çuçi – Ministër i Pushtetit Vendor

Exit mobile version