Tërmet me intenzitet prej 2.9 shkallë sipas Rihterit është ndjerë mbrëmë rreth orës 22:34 në rajonin e Ohrit dhe Prespës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 3 kilometra nga Resnja, gjegjësisht 1 kilometër nga Jankovci, në thellësi prej 2 kilometra.
Ky tërmet është ndjerë në rajonin Ohër-Prespë, ku në muajin e kaluar ka pasur mbi 1400 tërmete./Telegrafi/