Një tërmet me madhësi tre shkallë Rihter është regjistruar mbrëmë 43 minuta pas mesnatës 71 kilometra në jugperëndim të Shkupit, informojnë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, në natën e 20.04.2020 në orën 00:43, regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Shkupit në Rostushë, dhe vjen nga epiqendra Tetovë-Gostivar.
Tërmeti u ndje nga banorët e pjesës jugperëndimore me një intensitet prej III-IV gradë sipas shkallës evropiane makroseismike, deklarojnë nga Observatori Sizmologjik./Telegrafi/