Tërmeti me madhësi 2.7 ballë i Rihterit është regjistruar sot në rajonin e Shtipit në orën 13:19 minuta.
Tërmetin e ndjen banorët në Shtip dhe rrethinë i cili ishte me intensitet prej III shkallës sipas shkallës evropiane makrosizmike, informon Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ishte 77 kilometra në juglindje të Shkupit./Telegrafi/