Maqedonia juglindore është dridhur nga një tërmet.
Një tërmet me madhësi 2.6 ballë u ndje sot në mëngjes në Strumicë, deklarojnë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
Dridhja u ndje në orën 9:48 të mëngjesit me një epiqendër 127 kilometra në juglindje të Shkupit, në epiqendrën e Strumicës. Konkretisht, epiqendra ishte 5 kilometra larg fshatit Kuklish.
Dridhja ishte në një thellësi prej 5 km.