Telegrafi

Ndjehet tërmet në Maqedoni

Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave-Matematikore në Shkup, sot më 09.02.2023 ka regjistruar një tërmet me intensitet III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane, 165 km në jugperëndim të Shkupit me origjinë nga një zonë në Greqinë fqinje.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 18:47 me magnitudë lokale Rihter M L 3.4, ndërsa është ndjerë nga banorët e Manastirit dhe rrethinës./Telegrafi/