Site icon Telegrafi

Tërmet në Manisa të Turqisë perëndimore, dridhjet u ndien edhe në krahina tjera – pamjet e reagimit të banorëve

Një tërmet me një madhësi prej 5.5 shkallësh goditi një qytet në Turqinë perëndimore të premten, duke detyruar njerëzit të dalin nga ndërtesat.

Së paku deri më tani, sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, ende nuk ka raporte për ndonjë viktimë e as për dëmet e mundshme materiale.

Sipas Daily Sabah, tërmeti u përqendrua në rrethin e Saruhanlı, në provincën Manisa, në një thellësi prej 9.2 kilometra (5.6 milje), tha presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

E guvernatori i Manisa, Yaşar Karadeniz tha që vlerësimet rreth tërmetit janë duke u zhvilluar.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat shihet reagimi i banorëve, në momentin e tërmetit.

Dridhjet e tërmetit u ndien edhe në disa krahina të tjera, përfshirë Izmir, Bursa, Balıkesir, Aydın, Stamboll dhe Kütahya.

Tërmeti erdhi një ditë pasi një tjetër tërmet, me fuqi 5.4, tronditi krahinën lindore të Vanit, pranë kufirit me Iranin, duke plagosur pak njerëz pesë dhe duke dëmtuar shtëpi.

Turqia përshkohet nga “dy linja të mëdha defektesh” dhe tërmetet janë të shpeshta.

Vetëm në 1999, një tërmet me madhësi 7.4 vrau më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore. /Telegrafi/

Exit mobile version