Rreth orës 01:20 të ditës së sotme, Mali i Zi u godit nga një tërmet i fortë, me një madhësi prej 4.5 shkallës gjersa epiqendra ishte 14 kilometra nga Herceg Novi.
Shumë qytetarë e ndien tërmetin dhe disa u zgjuan, raportojnë mediat malazeze.
Tërmeti zgjati për rreth 10 sekonda dhe zhurma e alarmeve të veturave në qytet u ndez ndërsa dritaret e shtëpive po dridheshin, librat po binin nga raftet.
Tani për tani, nuk ka asnjë informacion mbi dëmet dhe lëndimet.
Ndryshe, tërmeti e kanë regjistruar gjithashtu edhe shërbimet e CSEM-it. /Telegrafi/
#Earthquake (#земљотрес) possibly felt 2 min ago in #Opština Podgorica #Montenegro. Felt it? See https://t.co/wPtMW5ND1t pic.twitter.com/hUqDTywstY
— EMSC (@LastQuake) June 25, 2021