Telegrafi

Tërmet në Kosovë

Foto: Ilustrim

Një tërmet prej 2.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në kufirin Kosovë – Serbi.

Siç njofton ueb sajti ‘volcanodiscovery’, lëkundjet janë ndier rreth orës 16:46.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra në juglindje të Gjilanit, njofton Telegrafi.

Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë, tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë e Veriut.