Site icon Telegrafi

Tërmet në Kroaci, momenti kur dridhjet u ndien gjatë seancës së Qeverisë dhe reagimi i një zonje atje

Rreth orës 13:00 të ditës së enjte një tërmet ka goditur zonën e Siska dhe Petrinjes në Kroaci.

Por sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, dridhjet janë ndier edhe në kryeqytetin kroat, Zagreb.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik regjistruan një tërmet mjaft të fortë me një epiqendër jo shumë larg Petrinja. Fuqia e tërmetit ishte 4.0 sipas Rihter, dhe intensiteti në epiqendër ishte i shkallës së 5-të të shkallës EMS”, ka thënë Shërbimi Sizmologjik.

Siç kanë shkruar mediat kroate, tërmeti u ndje gjithashtu në një seancë të qeverisë.

Në kohën e tërmetit, një seancë e Qeverisë po mbahej në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, derisa po raportonte njëri nga ministrat.

Në pamjet e publikuara shihet reagimi i një zonje që gjendej prapa ministrit.

Ndërkohë në faqen e internetit të EMSC, njerëzit që e ndien atë shkruajnë se ishte e tmerrshme.

“… së pari ishte një lëkundje, dhe disa dëgjuan një gjëmim”. /Telegrafi/

Exit mobile version