Telegrafi

Tërmet në Kroaci, çahet edhe asfalti (Foto)

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter rreth orës 13:57 orë ka goditur Kroacinë, dhe u ndje në Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje.

Sipas informatave të Shërbimit Gjeologjik Euro-Mesdhetar (EMCS), përcjell Telegrafi, epiqendra ka qenë në detin Adriatik në një thellësi prej 10 kilometrash, dhe 11 kilometra nga Spliti.

“Po gatuaja drekën dhe në një moment dëgjova një zhurmë. Kuzhina filloi të shkundej. Në një dritare është thyer xhami”, ka thënë njëra nga banoret e Splitit.

Vendorët thonë se ishte si një shpërthim, i fortë dhe jetëshkurtër, dhe në Facebook disa ka komentuar se ishte aq i fortë sa që ata menjëherë kanë dalë nga shtëpia.

“Mua më janë plasaritur muret dhe të gjitha figurat ranë në dysheme”, ka komentuar një përdorues tjetër në Facebook që jeton në qendër të Splitit.

Veç këtyre, në disa pamje të publikuara shihet edhe si është çarë asfalti, që thuhet se si pasojë e tërmetit. /Telegrafi/