Një tërmet i lehtë ka ndodhur sot në ora 14:59 në Kosovë, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa tha për Telegrafin se nuk ka vend për panik pasi tërmeti ishte i intensitetit të ultë.
“Në këto kohë tërmete të këtij intensiteti i kemi të shpeshta dhe nuk ka arsye për panik pasi nuk krijojnë dëme”, tha ai.
Mustafa tha më tej se bazuar në ligj e kanë të obligueshme që të lajmërojnë tërmetet kur janë mbi 3.5 shkallë të Rihterit. /Telegrafi/
#Earthquake (#tërmet) confirmed by seismic data.⚠Preliminary info: M2.6 || 5 km N of #Pejë (#Kosovo) || 26 min ago (local time 14:59:10). Follow the thread for the updates? pic.twitter.com/FAsmJHLnz0
— EMSC (@LastQuake) August 18, 2023