Site icon Telegrafi

Tërmet në Korçë, ndjehet në Ohër dhe Manastir

Një tërmet prej 4.7 ballësh ka goditur qytetin e Korçës. Tërmeti ka thellësi prej 2 kilometrave dhe ishte i fuqishëm në Shqipëri.

Nga të dhënat e para thuhet se epiqendra është në Korçë në afërsi të kufirit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mediat në Shqipëri raportojnë se nuk ka dëm material apo njerëzor dhe se është ndjerë në Ohër, Manastir dhe Resnjë.

Edhe gjatë ditës së ndjeshme nga tërmeti në Shqipëri u drodhën këto tre qytete./Telegrafi/

Exit mobile version