Site icon Telegrafi

Tërmet në Kinë, pamjet tregojnë momentin kur ndodhën lëkundjet

Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi qarkun Pingyuan në provincën Shandong të Kinës lindore të dielën, ku mbetën të lënduar 21 persona.

Tërmeti ndodhi në orët e para të mëngjesit me një thellësi prej 10 kilometrave në epiqendër, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë, transmeton Telegrafi.

Në mëngjesin e së dielës, 21 persona nga qytetet Dezhou dhe Liaocheng u raportuan si të lënduar, thanë zyrtarët.

Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi se 126 shtëpi ishin shembur si pasojë e tërmetit.

Ekipet e shpëtimit emergjent janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale pasqyrojnë më së miri lëkundjet e këtij tërmeti dhe dëmet. Njëra prej videove madje tregonte edhe njerëzit duke ikur nga paniku. /Telegrafi/

Exit mobile version