Telegrafi

Tërmet në jug të Shqipërisë

Vijojnë lëkundjet e tokës në jug të Shqipërisë. Paraditen e sotme një tërmet zgjoi banorët në jugperendim të vendit.

Mësohet se tërmeti me magnitutë 3.7 ballë i shkallës Rihter ka qenë 14 km nga Orikumi.

Kohët e fundit jugu i Shqipërisë është goditur nga lëkundje të shpeshta të tokës.

Më shumë ka qenë e prekur zona e Tepelenës, Vlorës dhe Himarës.

Qendra Sizmologjike Evropiane ka konfirmuar lëkundjet me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër 14 kilometra nga Orikumi. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra.

Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.

Nga tërmetet e rëna pak ditë më parë banorët shpesh e kaluan natën jashtë nga frika e shembjes së shtëpive. /noa/ Telegrafi/