Një tërmet i fortë ndodhi në Japoninë lindore me magnitudë prej 6.2, sipas transmetuesit publik NHK, gjë që tha se nuk kishte paralajmërim për cunami.
Tërmeti ndodhi të premten mbrëma (koha lokale), duke lëkundur ndërtesat në Tokio si dhe prefekturat përreth, transmeton Telegrafi.
Nuk kishte raportime të menjëhershme për dëme të mëdha.
Tërmetet janë të zakonshme në Japoni, një nga zonat më aktive sizmike në botë. Japonia përbën rreth një të pestën e tërmeteve në botë me magnitudë 6 ose më shumë. /Telegrafi/
누워서 뒹굴거리다 지진남#japan #earthquake #일본 #지진 pic.twitter.com/h0E1Jkl2U5
— Mina (@MN965392661) May 26, 2023