Site icon Telegrafi

Tërmet në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Hokkaido-n në Japoninë veriore të shtunën mbrëma (koha lokale), tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Asnjë paralajmërim nuk u dha për cunami pas tërmetit në det të hapur, që lëkundi qytetet bregdetare Kushiro dhe Nemuro, transmeton Telegrafi.

Mediet kryesore japoneze nuk dhanë raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime.

Tërmeti ndodhi me një thellësi prej 43 kilometrave.

Një ekspert duke folur në transmetuesin publik NHK paralajmëroi banorët të jenë vigjilentë ndaj tërmeteve për rreth një javë.

Tërmetet janë të zakonshme në Japoni, që ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark aktiviteti intensiv sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe në të gjithë pellgun e Paqësorit. /Telegrafi/

Exit mobile version