Një tërmet prej 4.2 shkallë të Rihterit ka ndodhur në Itali, afër qytetit Amatrice.
Mediat raportojnë se dridhja e tokës u pasua nga 15 lëkundje. Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.
Ndryshe, edhe vitin e kaluar ky rajon ishte goditur nga një tërmet, ku të vdekur patën mbetur 299 persona.
Foto: Getty Images/Arkiv