Tërmet me intenzitet prej tre shkallëve është ndjerë mbrëmë në orën 23:37 në Maqedoninë juglindore, njoftojnë nga Observatori Seizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 180 kilometra në juglindje të Shkupit, gjegjësisht në Greqi me fuqi prej 4.5 shkallëve sipas Rihterit./Telegrafi/