Telegrafi

Tërmet në Gjirokastër dhe Tropojë

Tropoja është zgjuar mëngjesin e sotëm nga lëkundje tërmeti me magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter.

Raportohet se tërmeti është regjistruar në orën 03:16 minuta të mëngjesit 70 km nga Podgorica dhe 16 km nga Kosova.

Gjithashtu, lëkundje janë regjistruar edhe 14 km nga qyteti i Gjirokastrës.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /Telegrafi/