Site icon Telegrafi

Tërmet në Gjevgjeli, epiqendra ishte në Greqi

Një tërmet me madhësi prej III shkallë sipas shkallës Makro-Sizmike Evropiane, epiqendra e të cilit ishte në Greqi, është ndjerë sonte në Gjevgjeli dhe zonën përreth.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, dje regjistroi një tërmet në orën 20:33 që vjen nga Greqia fqinje.

Tërmeti kishte një madhësi lokale të magnitutës Rihteri prej ML3.8, dhe u ndje nga banorët e Gjevgjelisë dhe rrethinës së saj, me një madhësi prej III shkallë sipas shkallës Makro-Sizmike Evropiane”, njoftuan mbrëmë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version