Një tërmet me magnitudë 3.5 shkallësh të Richterit goditi të mërkurën zonën më të gjerë të Zenicës ose të Bosnjës Qendrore.
Siç raportohet nga Qendra Sizmike Europiano-Mesdhetare, epiqendra ishte 57 kilometra në veriperëndim të Sarajevës, pranë Lokvine, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, tërmeti që zgjati disa sekonda ishte i fortë dhe njerëzit ishin të frikësuar, duke dalë nga shtëpitë e tyre në rrugë.
Gjithashtu pati edhe ndërprerje të rrymës elektrike.
Dridhjet, siç thuhet më tej, u ndjenë pothuajse në të gjitha vendet në Bosnjën Qendrore, por edhe në Sarajevë. /Telegrafi/