Një tërmet me magnitudë 4.4 ballësh të shkallës Rihter ka tronditur mbrëmjen e sotme Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra e tërmetit është 26 kilometra në verilindje të Bilecës, afër Nikshiqit (Mali i Zi).
Tërmeti është ndjerë në Bileça, Gacko, Trebinjë, Nevesinje, por edhe në Sarajevë, raporton N1.
Banorët e Bosnjës dhe Hercegovinës thonë se kanë ndjerë një tërmet të fortë dhe të shkurtër, ndërsa ata nga Mali i Zi thonë se ka qenë më i gjatë.
Ai u pasua nga dy tërmete të tjera me magnitudë 2.1 dhe 3.4 në orën 21:13 dhe 21:23.
Ndryshe, autoritetet e dyja vendeve nuk kanë raportuar deri më tani për viktima apo dëme materiale. /Telegrafi/
#Earthquake 26 km NE of #Bileća (Bosnia & Herzegovina) 5 min ago (local time 21:07:43). Updated map – Colored dots represent local shaking & damage level reported by eyewitnesses. Share your experience:
📱https://t.co/IbUfG7TFOL
🌐https://t.co/PDB7u68aEX pic.twitter.com/5HZ76Loa5d— EMSC (@LastQuake) April 2, 2024