Site icon Telegrafi

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, mediat vendase sjellin informatat e para

Një tërmet ka goditur zonën e Zenicës dhe u ndje edhe në qytete të tjera të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, një tërmet me magnitudë 4.2 u regjistrua nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Ndërkohë, është thënë se epiqendra u regjistrua në zonën e Zenicës.

Dridhja e tokës për disa sekonda u ndje në qytetet përreth më afër Zenicës me një intensitet më të fortë, ndërsa qytetarët e Banja Lukës, Tuzlës dhe Sarajevës ndjenin një intensitet më të ulët.

Aktualisht nuk ka informacione për dëme apo të lënduar.

“Thjesht u duk sikur po dridheshin muret”, shkroi një përdorues në ESMC.

“Zenicë, një shkundje. Për fat e shkurtër”, ka thënë një tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version