Toka vijon të dridhet në Durrës. Të tjera lëkundje të fuqishme janë ndjerë vetëm pak minuta më parë në qytetin bregdetar.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 dhe thellësi 2 km.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Detin Adriatik, 29 km në veri të qytetit të Durrësi dhe 47 km të veri-perëndim të Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë në orën 23:19.
Teksa inxhinieri Agim Serjani po shpjegonte në studion e emisionit Opinion dëmtimet që kishin pësuar godinat nga tërmeti dhe ato që rrezikonin të shembeshin toka u drodh sërish.
Drejtuesi i emisionit ruajti qetësinë, ndërsa u mundua të qetësonte dhe të ftuarit e tjerë në studio.
“Po bie tërmet? Mos u trembni, mos lëvizni. Rrini qetë, nuk ka gjë. Vazhdo profesor… Mos kini frikë… Nëse keni frikë dilni se vazhdojmë ne”, tha Blendi Fevziu.