Telegrafi

Tërmet me magnitudë 3.5, epiqendra në Detin Adriatik

Foto: Ilustrim

Një tërmet i lehtë ka goditur Shqipërinë rreth orës 5 të mëngjesit.

Lëkundjet ishin me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në Detin Adriatik, 29 km në veriperëndim të Durrësit.

Thellësia e këtij tërmeti ishte 8 km.

End nuk raportohet nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme. /TCH/