Telegrafi

Tërmet me magnitudë 3.4 ballë në Elbasan

Mbrëmjen e sotme, qyteti i Elbasanit është goditur nga një termet me magnitudë 3.4 ballë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 2 kilometër nga veriu i këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35, përcjellin mediat shqiptare.

Ndërkohë, deri tani nuk ka të dhëna për të lënduar. Bëhet e ditur se nga tërmeti ka pasur dëme materiale në lagjen “Kala”.