Një tërmet prej 2.3 ballë të Rihterit është regjistruar në zonën e Bujanocit, sot në orën 17:19.
Instituti Sizmologjik Republikan i Serbisë ka thënë se “tërmetet e këtij intensiteti nuk mund të shkaktojnë dëme në objektet në zonën e epiqendrës”.
Sipas këtij instituti intensiteti teorik në epiqendër u vlerësua në nivelin III të shkallës Merkalit.
Qytetarët kanë raportuar se tërmeti është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/