Telegrafi

Tërmet i lehtë në Shqipëri

Rikthehen lëkundjet sizmike në Shqipëri. Qendra Sizmiologjike Evropiane raporton se në orën 21:05 minuta të mbrëmjes së sotme, është regjistruar një tërmet që është ndjerë në disa zona të vendit.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, rreth 31 kilometër nga Tirana me thellësi 27 kilometër, pranë Hjirit të Lalzit, raporton Gazeta Shqip.

Sipas Shërbimit Sizmilogjik, tërmeti ishte me magnitudë 3 ballë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme.

Prej disa muajsh Shqipëria është lëkundur nga disa qindra tërmete, disa prej të cilëve kanë qenë të fuqishëm dhe kanë shkaktuar dëme materiale, ku më i frikshmi ishte ai i 4 korrikut këtë verë, me magnitudë 5.9 ballë.