Site icon Telegrafi

Tërmet i lehtë në Shqipëri, epiqendra në Elbasan

Shqipëria është goditur nga një termet sonte (e marte) rreth orës 20:11.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane të Mesdheut (EMSC), magnituda e tërmetit ishte 3.8 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra u lokalizua në qarkun e Elbasanit, në disa fshatra pranë Librazhdit.

Ndërkohë thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.

Deri më tani nga autoritetet vendore shqiptare nuk raportohet për dëme materiale dhe njerëzore, transmeton tch.

Exit mobile version