Telegrafi

Tërmet i lehtë në Kosovë

Një tërmet me magnitudë prej 2.9 shkallë të Rihterit është regjistruar sot në Kosovë.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) qendra e tërmetit ka qenë 11 kilometra afër Prizrenit, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 2 km.

Tërmetet me magnitudë të tillë konsiderohen të lehtë dhe shpesh-herë kalojnë pa u vërejtur nga qytetarët. /Telegrafi/