Indonezia është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 6.6 shkallëve të Rihterit, disa javë pasi 460 persona u mbytën prej dridhjeve të fuqishme sizmike.
Qendra Gjeologjike e Shteteve të Bashkuara, ka gjetur se tërmeti e goditi arkipelagun indonezian gjatë orëve të vonshme të së premtes, transmeton Telegrafi.
Raportohet se dridhjet ishin në thellësi prej 564.7 kilometrave, ndërsa u lokalizuan 153 kilometra në verilindje të qytetit Raba. Megjithatë, nuk raportohet të ketë pasur viktima në njerëz, ose dëmtime shumë të mëdha.
Shteti është duka vuajtur nga fatkeqësia natyrore, që e goditi para më se një muaji, duke lënë shkatërrime shumë të mëdha.
Lambok, është ishulli që ndodhet në veri të Balit, i cili u godit nga tërmeti prej 7.0 shkallëve, që la qindra të vdekur. /Telegrafi/