Një tërmet me magnitudë 5.6 ballësh të shkallës Rihter goditi veriun e Turqisë.
Epiqendra e tërmetit ishte në provincën e Tokatit në Detin e Zi, njoftoi agjencia turke përgjegjëse për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, AFAD.
Një ndërtesë dykatëshe dhe pesë hambarë janë dëmtuar, njoftoi agjencia.
Bugün, saat 18.11'de Tokat ili Sulusaray ilçesinde 5.6 büyüklüğünde bir deprem meydana gelmiştir.
▪️ Tokat ve Yozgat il AFAD, Jandarma, Emniyet ekipleri ve diğer görevli personelle saha taramaları yapılmaktadır.
▪️ Yozgat ve Tokat illerindeki 112 Acil Çağrı Merkezleri'ne…
— AFAD (@AFADBaskanlik) April 18, 2024
Gjithashtu janë dëmtuar edhe minaret e disa xhamive, raporton televizioni shtetëror TRT.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për viktima të mundshme.
Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, dy tërmete të forta tronditën Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë, ku humbën jetën më shumë se 50 mijë njerëz. /Telegrafi/
https://twitter.com/_0_0_001_/status/1781045042964005080