Site icon Telegrafi

Tërmet i fuqishëm në Turqi – njerëzit nga paniku braktisin shtëpitë, nuk raportohet për viktima

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballësh të shkallës së Rihterit ka goditur qytetin turk, Konya.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash.

Zyra e guvernatorit të Konyas njoftoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, raporton ntv.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se shërbimet e urgjencës nuk kanë ndërhyrë gjatë tërmetit.

Pamjet e publikuar në rrjetet sociale tregojnë banorët duke ikur nga shtëpitë e tyre pas tërmetit.

Ndryshe, Turqia ishte goditur në muajin shkurt nga dy tërmete të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e mbi 50 mijë personave. /Telegrafi/

Exit mobile version