Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 goditi Tajvanin juglindor të shtunën por nuk pati raportime të menjëhershme për dëme dhe asnjë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, tërmeti kishte një thellësi prej 7.3 kilometrave me epiqendrën e tij në qarkun Taitung, një pjesë pak e populluar e ishullit, tha byroja e motit në Tajvan.
Komisionerja e qarkut Taitung, April Yao, shkroi në faqen e saj në Facebook se tërmeti ishte “jashtëzakonisht i fortë”, ndërsa Agjencia Qendrore Zyrtare e Lajmeve tregoi një foto të shisheve që ishin shkundur nga raftet e tyre në një dyqan në Taitung.
Taiwan has just had an earthquake, and the video shows waves in the hot pot restrant.
I also felt the earthquake in Taizhou!#taiwan #earthquake #台湾地震 pic.twitter.com/XDPn5qH3T3— 莎莎大国王 King (?互fo) (@luckylinsa) September 17, 2022
Departamenti i zjarrfikësve të Tajvanit tha se nuk ka marrë ende ndonjë raport për dëme. Ndërmarrja shtetërore Taipower tha se nuk kishte ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në bregun lindor të Tajvanit.
Tërmeti mund të ndihej në të gjithë Tajvanin, tha byroja e motit. Ndërtesat u tronditën për pak kohë në kryeqytetin Taipei.
Taiwan has just had an earthquake, and the video shows waves in the swimming pool of Kaohsiung Hotel.
I also felt the earthquake in Taizhou!#taiwan #earthquake #台湾地震 pic.twitter.com/ei1rN7nyjA— Bright Leo? (@BrightL36720587) September 17, 2022
Parqet shkencore në qytetet jugore të Tainan dhe Kaohsiung, shtëpia e fabrikave të mëdha të gjysmëpërçuesve, thanë se gjithashtu nuk kishte asnjë ndikim në operacionet. /Telegrafi/